Behgjet Pacolli kërkon që të gjithë ta respektojnë vendimin e Kushtetutës

00:41 | 29 Maj 2020
Trina Galanxhi

Për vendimin e Kushtetueses, ka reaguar edhe personazhi i shumëpërfolur së fundmi në skenën politike, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ky i fundit me anë të një postimi në “Twitter”, ka shkruar se vendimi në fjalë duhet të respektohet nga të gjitha palët.

Ai ka thënë se zgjidhja tanimë i është kthyer Kuvendit të Kosovës.

“Vendimi i Kushtetueses u mor sot. Zgjidhja tani i është kthyer Kuvendit të Kosovës. Një vendim i qartë që duhet të respektohet nga të gjitha palët”, ka shkruar Pacolli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme