Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se partia e tij nuk do të votojë pro Qeverisë Hoti, pasi Gjykata Kushtetuese i dha dritën e gjelbër për formim.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.
Gjykatësit kanë marrë vendim edhe sa i përket afatit që ka mandatari për krijimin e qeverisë, por pro kësaj kanë votuar 7 gjykatës, 2 kanë dalë kundër.
Gjoshi ka thënë se PDK-ja do të mbesë opozitë dhe nuk do të votojë asnjë qeveri që nuk e udhëheqë vetë.
“Ne si parti ishim të qartë në vazhdimësi në raport me vendimet e Kushtetueses. Kemi bërë të thirrje të pranohen sido që del vendimi. Kosova ka traditë të mirë të respektimit të vendimeve. Presim tranzicion të shpejtë të ndërrimit të qeverisë. Do të japim edhe qëndrime më të gjëra, por mendoj se për aspektin fillestar këto mund të jenë deklarimet e para. Ne kemi pa vendime që s’i kanë pëlqyer PDK-së, por i kemi pranuar. Edhe kur s’na kanë pëlqyer i kemi pranuar. Ishte rregulluar më 2014 në atë aktgjykim edhe pse s’ishte në favor tonin. PDK-ja është në pozicion komod. S’do të votojmë asnjë qeveri që nuk do të udhëheqim ne”, ka thënë ai në KTV.
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...