Liverpool duhet të bëjë më të mirën për ta blerë sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner, thotë Jan Aage Fjortoft.
Sipas Fjortoft, që ka luajtur në Premierligw dhe Bundesliga, Werner do të përshtatej shumë mirë të ekipi i Jurgen Klopp.
Megjithatë, çmimi do të jetë probleme në këtë kohë pandemie.
Klauzola e lojtarit është 60 milionë euro, jo e arritshme për Liverpoolin që pret që t’i ulet çmimi, por Leipzig ka paralajmëruar se nëse një klub e do sulmuesin, “s’do ta marrë lirë”.
“Ai është mjaftueshëm i mirë për Liverpoolin, dhe për çdo ekip tjetër, kur talenti më i mirë në Europë është ne dispozicion, duhet të shkoni pas tij”, u shpreh ai për Sky Sports.
“Nëse e shikoni Timon këtë vit, me Julien Nagelsmann, e ka kthyer atë në lojtar më të kompletuar dhe për këtë duhet të jetë krenar Nagelsmann”.
“Timo Werner ka thënë se nëse largohet nga RB Leipzig, do ta bëjë për një ligë krejt tjetër”.
Ai e sheh të vështirë këtë transferim, sidomos pas insistimit të Leipzing për të mbajtur, apo çmimit të lartë që mund t’i vendosë në këtë kohë pandemie, por ka paralajmëruar të gjithë se “nëse Liverpooli e do lojtari, atëherë do ta marrë”. /Express
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...