Google ADS

Limaj: Aktgjykimi sotëm i Gjykatës Kushtetuese qartëson rrugët kushtetuese që duhet ndjekur për formimin e institucioneve

23:32 | 28 Maj 2020
A. B.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatarit për formimin e qeverisë Hoti.

Ai ka ftuar partitë politike të vazhdojnë traditën e krijuar deri më sot në respektimin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, shkruan portali arbresh.info

Postimi i plotë i Limajt:

Nisma Socialdemokrate mirëpret Aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese dhe fton të gjitha partitë politike të vazhdojnë traditën e krijuar deri më sot në rrespektimin e Aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Aktgjykimi sotëmi i dha fund dilemës nëse Kuvendi i Kosovës ka të drejtë të zgjedh një qeveri tjetër nga partia e dytë pas mocionit të sukseshëm për rrëzimin e qeverisë apo jo! Aktgjykimi sotëm i Gjykatës Kushtetuese qartëson rrugët kushtetuese që duhet ndjekur për formimin e institucioneve, si dhe do të kontribuojë në evitimin e ngërçeve institucionale në të ardhmen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme