Google ADS

Dimitrov përshëndet rolin udhëheqës të Francës për ringjalljen e agjendës evropiane të Maqedonisë

23:19 | 28 Maj 2020
Arditë Shkodra

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot përmes telefonit ka biseduar me sekretaren shtetërore përgjegjëse për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropën në Francë, Amelie de Montchalin.

“Ishte shprehur kënaqësi për nivelin e mirë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit bilateral. Dimitrovi e përshëndeti rolin udhëheqës të Francës për ringjalljen e agjendës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe bashkërisht i shqyrtuan hapat e ardhshëm në këtë plan”, njoftojnë nga MPJ.

Dimitrovi dhe Montchalin kanë biseduar edhe për çështjet aktuale me interes rajonal.

Të ngjashme