Nënkryetari dhe ministri nga radhët e LSDM-së, Damjan Mançevski në Alsat tha se “po punojmë në drejtim të sigurimit të konsensusit për datën, po më e rëndësishme se data është mënyra se si do të organizohen zgjedhjet”.
“Qëndrimi ynë është se zgjedhjet janë të domosdoshme tani, për shkak se kur hapen kufijtë, një pjesë e madhe e njerëzve do të udhëtojnë dhe sa më shumë vonohemi për verës aq më shumë rrezikojmë të mos ketë qytetarë këtu. Ne mund të dakordohemi për datë eventuale për zgjedhje por deri në një periudhë të caktuar. Duam datë të përbashkët, por jo edhe në pafundësi”, tha Mançevski.
Sipas tij, nëse gjendja e jashtëzakonshme hiqet, atëherë shteti në mënyrë të plotë do të jetë jofunksional dhe, sipas tij, duhet të shkohet në zgjedhje.
“Nëse s’kemi datë, nëse nuk kemi gjendje të jashtëzakonshme do kemi kaos. S’kemi Kuvend, dhe kemi Qeveri që nuk mund të sjell vendime me fuqi ligjore. Gjendja e jashtëzakonshme do të thotë se kompetencat e Kuvendit kalojnë te Qeveria dhe s’ka të bëjë me orën policore dhe as me masat kufizuese”, tha Mançevski./Telegrafi/
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...