Google ADS

Pika e 35 i hapë rrugë qeverisë së Avdullah Hotit

22:59 | 28 Maj 2020
Arditë Shkodra

Në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me votë unanime është vendosur që vendi nuk do të shkojë në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Kushtetuesja në pikën e saj të e 35-të ka sqaruar në tërsi se e drejta për të propozuar mandatarin për Kryeministër është edhe përgjegjësi edhe privilegj, shkruan arbresh.info

Gjithashtu thuhet se e drejta e parë për të propozuar kandidatin për Kryeministër i është garantuar partisë ose kolicionit fitues të zgjedhjeve përmes Kushtetutës.

“Mirëpo ushtrimi i kësaj të drejte, nuk është i mveshur edhe me autorizimin për të bllokuar formimin e një Qeverie brenda një cikli zgjedhor. Një qëndrim i tillë, do t’i bënte peng të partisë ose koalicionit fitues, të gjitha institucionet më thelbësore të shtetit”.

  1. E drejta për të propozuar mandatarin për Kryeministër është edhe përgjegjësi dhe privilegj. Propozimi i këtij emri, ngërthen në vetvete pikën më të lartë të suksesit të një partie politike ose koalicioni brenda një cikli zgjedhor. E drejta e parë për të propozuar kandidatin për Kryeministër i është garantuar partisë ose koalicionit fitues të zgjedhjeve përmes Kushtetutës. Ushtrimi i kësaj të drejte, nuk është i mveshur edhe me autorizimin për të bllokuar formimin e një Qeverie brenda një cikli zgjedhor. Një qëndrim i tillë, do t’i bënte peng të partisë ose koalicionit fitues, të gjitha institucionet më thelbësore të shtetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme