Google ADS

Ekskluzive: Gjykata Kushtetuese sonte jep vendimin rreth dekretit për mandatarin për formimin e qeverisë

22:21 | 28 Maj 2020
L G

Gjykata Kushtetuese po vazhdon punën për të sjellë vendimin final lidhur me dekretin për mandatarin për formimin e qeverisë.

Arbresh.info nga burime brenda Gjykatës Kushtetuese merr vesh se vendimi rreth kësaj çështje pritet të jepet sonte.

Po ashtu arbresh.info merr vesh se vendimi i gjykatës pritet t’i jap të drejtë formimit të qeverisë nga koalicioni LDK, AAK dhe NISMA.

Nesër (e premte) është dita e fundit që Gjykata Kushtetuese ia ka caktuar vetës për publikimin e  vendimit të saj nëse ka të drejtë ose jo presidenti i Kosovës që dekretoi Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, për ta formuar qeverinë e re të Kosovës.

Ndryshe, qeveria e Albin Kurtit nga Vetëvendosje që doli e para në zgjedhjet e fundit, u rrëzua me një mocion mosbesimi në parlament nga 2/3 e deputetëve, mocion i inicuar nga LDK, që ishte partnere në koalicion me VV./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme