Tre nga nëntë pacientët që po vazhdojnë të trajtohen në Klinikën Infektive nga COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në mesin e tyre është edhe një mjek. Megjithatë, ditëve të fundit Klinika Infektive nuk ka pasur shtim të numrit të pacientëve, të cilët kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor, raporton KTV.
Kosova po vazhdon ta përdorë barin e ndaluar nga OBSH-ja, hidroksiklorokinën te pacientët me COVID-19.
Megjithëkëtë, infektologët në Kosovë e cilësojnë si tejet të vonuar këtë vendim të OBSH-së, sepse sipas tyre kjo është dashur të bëhet qysh në fillim të pandemisë.
Deri më tani shumica e pacientëve në Klinikën Infektive janë trajtuar me këtë terapi, por mjekët thonë se ata nuk kanë parë efektet anësore nga përdorimi i këtij ilaçi.
Të enjten kur vendi ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave duke u hapur rrugë hapjes së objekteve fetare, ministri i Shëndetësisë ka thënë se lehtësimi i tyre është bërë bazuar në një analizë parapake për situatën epidemiologjike.
Në 24 orët e fundit, nga 267 mostra e marra nga IKSHPK-ja në Kosovë është shënuar vetëm një rast pozitiv me COVID-19.
Lëndimet e shpeshta të Jamesit, flet trajneri Maresca
Vajza e Gjeneral Fadil Kodrës kandidate e Aleancës për deput...
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...