Mesfushori i talentuar shqiptar, Betim Fazliji ka nënshkruar kontratë të re me klubin e St. Gallenit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari me prejardhje nga Presheva në rrjetin social facebook.
Fazliji ka nënshkruar edhe për tre sezona me klubin e drejtuar nga Peter Zeidler.
“Përshëndetje fansa të dashur. Jam shumë i lumtur që sot kam zgjatur kontratën me St. Gallen deri në vitin 2023. Shumë faleminderit klubit dhe kryesisë së FC St. Gallen për besimin e dhënë”.
“Pres që me klubin dhe tifozët të kemi një sezon të suksesshme, emocionuese dhe të bukur. Gjithashtu një falenderim i madh për familjen, miqtë dhe sigurisht këshilltarët e mi”, ka shkruar Fazliji në facebook.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...