Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë edhe Kosova njëjtë si vendet e rajonit mund të mbajë zgjedhjet.
“Në Kosovë, rrethanat dhe vullneti i popullit është shumë i përcaktuar për një Qeveri stabile. Kalkulimet partiake, janë ato që po e prishin një mundësi të tillë për një qeveri të tillë”.
“Sa i përket shprehjes së vullnetit demokratik të qytetarëve, janë të gjitha premisat dhe kushtet e nevojshme për një Qeveri fort stabile. Duke pasë parasysh që shumica e rajonit do të jenë në zgjedhje, duke filluar nga Maqedonia e Veriut deri te Mali i Zi, s’ka asgjë të keqe që edhe Kosova t’i bashkangjitet këtij ‘karvani’ të procesve zgjedhore”.
Sipas Konjufcës, stabiliteti më i sigurt është ai që garantohet përmes asaj që flasin qytetarët.
“Kur populli shprehet mund ta kemi një Qeveri stabile. Stabiliteti më i mirë dhe më i sigurt është ai që garantohet përmes asaj që flasin qytetarët dhe me votën e tyre e shprehin përcaktimin e tyre politik”.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...