Pas tre muajsh Blero takon vajzën e tij Tarën

18:01 | 28 Maj 2020
A. B.

Këngëtari i njohur, Blero këtë periudhë të izolimit e ka kaluar në shtëpinë e tij në Prishtinë vetëm.

Para pak çastesh, përmes një InsaStory ka informuar fansat e tij se është takuar me vajzën e tij, Tarën pas tre muajsh, duke qenë se këtë kohë ia ka pamundësuar pandemia globale, shkruan portali arbresh.info

“Pas gati tre muaj e takova dritën e syve të mi, zemrën time Tara”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Për shkak të pandemisë, Blero ka qëndruar edhe larg bashkëshortes së tij Afronës, pasi kjo e fundit është izoluar në Zvicër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme