Menjëherë para vendimit për zgjatjen apo jo të gjendjes së jashtëzakonshme në vend, në kushte kur presin zgjedhjet, Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, është e bindur që nëse nuk zgjatet gjendja e jashtëzakonshme, zgjedhjet duhet të mbahen më 21 qershor, domethënë 22 ditë pas gjendja e jashtëzakonshme.
“Nëse gjendja e jashtëzakonshme nuk zgjatet, zgjedhjet do të mbahen më 21 qershor. Kjo parashikohet si në Kushtetutë ashtu edhe në dekret. Nuk ka asnjë mundësi tjetër juridike”, tha Deskoska në një prononcim për “Fokus”.
Kryeministri teknik Oliver Spasovski tha sot se ende po bëhen analiza nëse do të kërkohet zgjatje e gjendjes së jashtëzakonshme, por ai gjithashtu tha se zgjedhjet do të bëhen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Qeveria do të vendosë deri në fund të javës nëse do t’i kërkojë Presidentit të deklarojë përsëri një gjendje të jashtëzakonshme.
Dita e fundit e gjendjes së jashtëzakonshme skadon të shtunën dhe deri atëherë Pendarovski do të vendosë nëse do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme apo jo./Telegrafi/
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...