Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka quajtur presidentin Hashim Thaçin shpifës.
Ky reagim i ashpër i zonjës Haxhiu erdhi pas një shkrimi të Presidentit në Facebook ku akuzonte bashkëpunëtorët e kryeministrit në detyrë për laborator droge, transmeton portali arbresh.info.
Ministrja gjithashtu ka paralajmëruar padi në Gjykatën e Zvicrës.
“President shpifës
“Dje akuzoi që familja ime ka laborator droge, ndërsa sot, thekson familja politike. Sikur herën e parë po ashtu edhe herën e dytë, ai ka shpifur me qëllime të pista!
“Ju njoftoj që lidhur me akuzat e shpifjet e tij, familjarët e mi me shtetësi zvicrane janë duke u konsultuar me avokatë për ta paditur Hashim Thaçin, në Gjykatën e Zvicrës”, shkruan ajo.
Tutje Haxhiu kërkoi edhe nga Policia që të dalin të flasin të vërtetët, meqë sipas saj ata kanë informacionet e sakta.
“Në anën tjetër policia DUHET ta demantojë Hashim Thaçin sepse ata i kanë informacionet e sakta. Le të dalin e të flasin publikisht!”, mbyll shkrimin ajo.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një video me anë të së cilës thotë se dëshmon inkriminimet e siç e quan ai grupit të Kurtit dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë në një biznes të drogës./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...