Google ADS

Policia konfiskon 400 mijë dollar të biznesmenit nga Tirana

14:47 | 28 Maj 2020
Arbresh.info

Policia e Tiranës, me urdhër të Prokurorisë ka bllokuar me urdhër të policisë një shumë të madhe parash në llogarinë e një biznesmeni të njohur në Tiranë.

Siç mëson abcnews.al, bëhet fjalë për një shumë prej 400 mijë dollarë, e bllokuar në llogarinë e biznesmenit A.G, i cili po përpiqej të bënte një transaksion për t’i nxjerrë paratë jashtë shtetit.

Mësohet se shuma e parave është bllokuar në momentin që A.G do t’ia kalonte me transaksion bankar vëllait të tij në një tjetër kontinent, i quajtur I.G, i cili u akuzua se ka kryer një krim të rëndë në Tiranë 15 vite më parë.

Të njëjta burime sqaruan se shuma e konsiderueshme e parave është bllokuar pasi biznesmeni nuk i kishte ato të deklaruara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme