Mbi dhjetë tonë miell janë konfiskuar nga Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur Dogana të enjten përmes një komunikate për shtyp. Në fakt njësitet antikontrabandë kanë konfiskuar sasi të mallit në tri raste të ndryshme.
Sipas njoftimit, në Mitrovicë është hasur një automjet duke shkarkuar miell në një depo. Gjatë kontrollit është gjetur sasi e mbi dhjetë tonëve miell me origjinë nga Serbia dhe pa dokumentacion përkatës.
“Në rastin tjetër njësitë e Doganës në bashkëpunim me Policinë kanë tentuar të ndalin një furgon që dyshohej për kontrabandë. I njëjti gjatë tentimit të shmangies së ndalesës nga personat zyrtar, është rrokullisur. Ky furgon ishte duke transportuar pije të gazuara joalkoolike në sasi rreth 2000 litra, si dhe produkte ushqimore”, thuhet në njoftim.
Rasti i tretë është regjistruar te udhëkryqi i Lipjanit, ku është ndaluar po ashtu një furgon që vinte nga drejtimi i Ferizajt. Ai ka bartur rreth 6000 litra të vajit motorik dhe hidraulik, që nuk kishte mbulesë me dokumentacion. Më pas është kontrolluar depoja e kompanisë në Podujevë, ku janë gjetur 460 litra të lëndës së njëjtë, pa dokumentacion përkatës.
“Si rezultat i aktiviteteve janë sekuestruar tri automjete të cilat kanë shërbyer për transportimin e këtyre mallrave, derisa vlera e mallrave të ndaluar është mbi 10 mijë euro. Rastet janë në procedurë”, ka njoftuar Dogana.
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...