Agjenti i Jorginho-s, Joao Santos ka pranuar se nëse ofrohet ndonjë ofertë e madhe, atëherë lojtari do shitet.
Italiani është i lidhur me ribashkimin te Maurizio Sarri te Juventus, edhe pse ende nuk ka asgjë konkrete, transmeton portali arbresh.info.
Santos ka thënë se nëse pranon ndonjë thirrje me ofertë të madhe, atëherë ekziston mundësia që Jorginho të largohet nga “Santiago Bernabeu”.
“Nëse me pyesni nëse Sarri e pëlqen Jorginho, do të thosha ‘po’ shkaku i historisë së tyre”.
“Nuk mund të them ndonjë gjë për merkato sepse nuk jam në bisedime me askënd”.
“Jorginho ka tri vite të mbetura kontratë dhe është duke ia dal mirë te Chelsea, por një ofertë e madhe mund të bëjë që marrëveshja të bëhet”.
“Në këtë rast, dy klube të mëdha evropiane, jo italiane, me kanë kontaktuar”, theksoi ai.
Thuhet se “Blutë” për Jorginho kërkojnë rreth 50 milionë euro./arbresh.info.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...