Google ADS

Projekti për restaurimin e kalasë së Tepelenës përfshinë ndërhyrje në zona publike

13:00 | 28 Maj 2020
Arbresh.info

Kjo është hyrja kryesore për në kalanë e Tepelenës. Së shpejti këtu do të ketë një projekt restaurues dhe do të ndërhyrjet tek hapësira publike për të zhbllokuar gjithë territorin e zënë nga banorët që jetojnë brenda kalasë.

Përpos kësaj është një plan për të rivitalizuar një shteg natyror që qarkon gjithë perimetrin e kalasë, një shteg që mund të përshkohet me këmbë dhe që do të jetë në dispozicion të vizitorëve që prej vitit tjetër.

“Është i vetmi burim financimi dhe rritje ekonomie për bashkinë e Tepelenës. Rrethimet do të preken të gjitha do të zhbllokohet e çlirohet kalaja dhe për vazhdimin e shëtitores së tretë do të preken disa familje dhe do të zhbllokohet një herë e mirë kalaja që edhe në anën e jashtme të jetë e vizitueshme, kemi kala dhe nuk e vizitojmë dot. Ne kemi ideuar dhe konceptuar për të ngritur një muze të Ali Pashë Tepelenës, por edhe vetë banorët duhet të ndërgjegjësohen që kjo kala të jetë rritje ekonomike për banorët dhe për të gjithë ne.”

Kalaja është aseti kryesor i bashkisë së Tepelenës. Megjithëse një atraksion turistik në Jug të vendit ajo është lënë jashtë vëmendjes së operatorëve turistikë dhe të guidave që e përshkojnë zonën për shkak edhe të situatës së saj tejet të komplikuar, të ngarkuar me ndërtime dhe me kaos në një farë mënyre.

“Prapa nesh shfaqet muri i torres bizantine, që më pas është rindërtuar nga perandoria otomane e cila do të konservohet dhe më pas i gjithë territori i kalasë do të pajiset me sinjalistikë turistike dhe ne do të bëjmë të mundur që paralelisht me punimet të kemi gati dhe dy guida turistike që të shpjegojnë kalanë e Tepelenës që ka një histori tepër të veçantë. Besojmë që disa njerëz që jetojnë aktualisht në kala kanë profesione ose janë artizanë dhe mund të shihen si prodhues të një produkti turistik por mund të angazhohen edhe për të ofruar shërbime modeste për vizitorët.”

Kalaja e Tepelenës u rindërtua prej Ali Pashës në vitin 1819 dhe ishte rezidenca e tij e dytë pas asaj të Janinës. Kalaja ka një sipërfaqe prej 4-5 ha dhe ka tre kulla mbrojtjeje. Struktura e brendshme u dëmtua pas ndërtimeve masive që ndodhën pas viteve ’90. Projekti aktual synon rikthimin në identitet të kalasë por edhe leximin më të mirë të mureve të brendshme por edhe të gjithë historisë që vlen tashmë të rishkruhet./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme