Google ADS

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, LDK nuk merr pjesë

12:23 | 28 Maj 2020
Arbresh.info

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhjen.

Në këtë takim nuk janë duke marrë pjesë LDK, AAK e NISMA, që edhe kanë lidhur marrëveshje koalicioni për formim të qeverisë, raporton portali arbresh.info.

Në këtë mbledhje do të jenë gjithsej 8 pika të rendit të ditës.

Rendi i ditës

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,
  2. Kërkesa e KOSTT-it për miratimin e Planit të biznesit të rishikuar dhe të buxhetit të rishikuar për vitin 2020,
  3. Propozim-Rregullorja për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit
  4. Propozim- Rregullorja për shfrytëzimin e automjeteve të Kuvendit të Kosovës,
  5. Raporti i shpenzimeve të Kuvendit për periudhën janar-mars 2020,
  6. Shpenzimet e telefonisë mobile dhe reprezentacionit,
  7. Mbulimi i shpenzimeve të telefonisë mobile,
  8. Harmonizimi i akteve të Administratës s Kuvendit me ligjet përkatëse./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme