Arbëria e Dobrajës hyri në histori të futbollit kosovar, pasi për herë të parë do të luajë në rangun më të lartë elitë.
Klubi nga fshati Dobrajë e Lipjanit ishte i dyta në renditjen e Ligës së Parë, por vendimi i djeshëm i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës bëri që Besa dhe Arbëria, të inkuadrohen në Superligë.
Por, kush është trajneri që e inkuadroi Arbërinë në Superligë.
Ai është Naim Bahtiri, një emër i panjohur për dashamirësit e futbollit tonë.
“Trajneret tanë, ata të cilët nuk u ndalen së punuari. Ata të cilët punuan shumë dhe nuk u lodhen asnjëherë e kurrsesi duke mos e njohur dorëzimin përballë sfidave, ja arriten qëllimit të tyre! Ata bashkuan forcat në misionin e tyre që sot u bë një realitet.Ky mision i perfunduar me suksese do të shkruhet në kapitullin e historisë së suksesit të KF Arbëria!”, ka shkruar Arbëria në faqen zyrtare në Facebook, raporton Olle.
Mbetet të shihet nëse Bahtirit do t’i besohet puna edhe në Superligë, apo dobrajasit do të angazhojnë trajner me ‘emër’ në futbollin tonë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...