Kurti i përgjigjet ashpër Thaçit: Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”

12:18 | 28 Maj 2020
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka kursyer as ofendimet ndajë presidentit të vendit, Hashim Thaçi

Kurti duke i’u referuar deklamimeve të tij të një dite më parë, ka thënë se koha e Thaçit ka mbaruar, shkruan Arbresh.info.

“Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”

Shefi i qeverisë ka ironizuar me thirrjet e Thaçit për ambasadorin Grenell, që sipas tij Thaçi po e dëmton imazhin e ShBA-ve.

“Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre”, ka shkruar ndër të tjera Kurti./ Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme