Qipro është zotuar të mbulojë shpenzimet e pushimeve për këdo që teston pozitiv me virusin, pasi të udhëtojnë atje.
Në një letër, të bërë publike të mërkurën, qeveria tha se do të paguante akomodimin, ilaçet dhe ushqimet për pacientët dhe familjet e tyre, transmeton portali arbresh.info.
Turistët “do t’ju duhet të mbajnë vetëm koston e transferimit të aeroportit dhe fluturimit të riatdhesimit”.
Ky veprim është pjesë e një pakete masash që synojnë tërheqjen e vizitorëve në ishull, i cili ka raportuar pak raste.
Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, vendi ka konfirmuar 939 infeksione dhe 17 vdekje.
Turizmi përbën rreth 15% të PBB-së së vendit vitin e kaluar, dhe kështu qeveria po përpiqet të sjellë përsëri udhëtarët sa më shpejt të jetë e mundur./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...