Shefi ekzekutiv i RB Leipzig, Oliver Mintzlaff ka insistuar se vlera e sulmuesit Timo Werner, nuk do zvogëlohet më shumë.
24-vjeçari kërkohet nga Liverpool pasi shënoi 30 gola në 39 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Sipas raportimeve, gjermani ka klauzolën e lirimit rreth 49 milionë euro, por “Reds” nuk janë të gatshëm të paguajnë çmimin.
Maintzlaff ka njoftuar se vlera e Werner nuk do zvogëlohet, i cili do jetë problem i madh për gjigantin anglez.
“Nuk do të zvogëlohet më shumë. Nuk do shesim ndonjë lojtar më të lirë sidomos nëse është në kontratë më shumë se një vit”.
“Normalisht, në gjithmonë bëjmë pyetjen, a mund ta zëvendësojmë lojtarin nëse e shesim në vlerë më të ulët?”.
“Por, unë fokusohem të gjërat që i kam me fakte në tavolinë”, deklaroi ai.
Kontrata momentale e Werner skadon në vitin 2023./arbresh.info.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...