Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet gjatë ditës së sotme

10:07 | 28 Maj 2020
Arbresh.info

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot (e enjte) në orën 10:00, duke respektuar sërish protokollin e sigurisë, ku deputetëve do i matet temperatura, e do vazhdojnë të jenë të ulur në distancë nga njëri-tjetri.

E gjithë seanca e sotme pritet të mbizotërohet nga diskutimet për shembjen e Teatrit Kombëtar pas interpelancës së kërkuar nga dy deputetët e opozitës Ralf Gjoni dhe Rudina Hajdari.

Gjoni nuk do të jetë i pranishëm në seancën e sotme pasi është përjashtuar nga Byroja e Kuvendit për 10 ditë për shkelje të etikës.

Ndërkohë pritet që në Kuvend të votohet edhe kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, post i cili i është besuar nga socialistët Ervin Metes./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme