Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka folur edhe për situatën e pandemisë së COVID-19.
Thaçi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se vendimi për kufizim të lëvizjes së qytetarëve ka qenë jokushtetues.
“Është mirë që të falen të gjitha ato ndëshkime që u janë bërë krejt në mënyrë të kotë. Është koha që të lirohen nga ato gjoba të gjithë qytetarët”.
Thaçi thotë se është mirë që është mbyllur edhe qendra e karantinimit pasi sipas tij ajo ishte shndërruar në një “qendër persekutimi”.
Presidenti thotë se pos hapjes së xhamive dhe kishave duhet të hapen edhe restorantet dhe bizneset tjera të gastronomisë.
“Si është e mundur të lejohen nesër të protestojnë 5,000 perona e të mos lejohet hapja e restoranteve. Kush ua paguan atyre njerëzve pagat, qiranë dhe shpenzimet tjera”, ka thënë ndër të tjera Hashim Thaçi./telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...