Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca, ka treguar se është gati t’i rikthehet punës pas lehtësimit të masave preventive për COVID-19.
Ajo është duke punuar në një projekt të ri televiziv, teksa po vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Së fundmi, bukuroshja Vjollca ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të reja, ku është shfaqur mjaft atraktive.
E veshur me një fustan të zi me prerje të këmba, prezantuesja dhe këngëtarja theksoi mjaft mirë linjat e saj trupore.
Fustani i dizajnuar nga stilistja e saj e besuar, Blerina Kllokoqi-Rugova, bëri që Luana të dukej mjaft tërheqëse me këtë paraqitje.
“Ti zgjedh”, shkroi Vjollca në mbishkrimin e këtyre fotografive, teksa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.
Shkaku i pandemisë globale, prej muajsh ajo ka qëndruar e vetë-izoluar në Tiranë, larg aktiviteteve të saj televiziv e apo muzikore. /Telegrafi/
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...