Google ADS

Turqia regjistron mbi 1 mijë raste me Covid-19 në 24 orët e fundit

23:36 | 27 Maj 2020
Trina Galanxhi

Rastet me Covid-19 në Turqi janë rritur ndjeshëm, ku janë regjistruar 1,035 raste në një ditë të vetme duke sjellë numrin e përgjithshëm të rasteve në vend në 159.797, sipas një grafiku të postuar në Tëitter nga Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca.

Në 24 orët e kaluara 34 njerëz të tjerë kanë vdekur, duke dërguar numrin e vdekjeve në 4.431, raportoi ministri, transmeton portal arbresh.info

Rreth 1,286 pacientë të rikuperuar gjatë 24 orëve të fundit.

Turqia kreu 21.043 teste për koronavirus në 24 orët e fundit, duke sjellë numrin e përgjithshëm të testeve të kryera deri më tani në 1.894.650.

Grafiku tregoi se gjithsej 122,793 pacientë janë shëruar në Turqi që nga shpërthimi, ndërsa 723 pacientë janë duke u trajtuar në njësitë kujdesit intensiv dhe 331 të tjerë duke u intubuar.

Turqia raportoi rastin e parë  me COVID-19 në vend më 11 mars./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme