Lideri i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund t’ia imponojë vendit zgjidhjet politike përmes protestave.
Ai ka thënë se protestat e paralajmëruara për nesër janë të palogjikshme.
Sipas tij, ‘Qeveria Kurti është regjim dhe se po bën thirrje për protesta edhe pse është në pushtet’.
“Protesta e organizuar nga partia në pushtet kundër Kushtetueses është absurde. Pushteti proteston! Është absurdi më i madh që po ndodh. Shihet se ka mungesë të çdo integriteti. Duke qenë në institucione, tani dalim në rrugë. Qeveria është e shkarkuar, por deri në një vendim tjetër Kurti është në detyrë. Vetëvendosje po e shpjegon situatën siç i konvenon dhe po bën eksperimente edhe me veten”, është shprehur Haradinajnë emisionin Rubikon të Klan Kosovës.
Ai tha se beson që Kushtetuesja do t’i japë përkrahje dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin Avdullah Hoti, pasi sipas tij, tashmë janë konsumuar mundësitë që kjo mundësi t’i jepet Lëvizjes Vetëvendosje si parti e parë.
“Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e qartë që pas mocionit të mos besimit ka kërkuar shkuarje në zgjedhje të reja dhe si e tillë nuk ka krijuar mundësi për të ofruar mandatar”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se menjëherë pas vendimit të Kushtetueses duhet formuar Qeveria Hoti.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës