Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka reaguar për herë të parë në lidhje me shkarkimin e Luan Dacit nga trupa e Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
ONM-ja ka kërkuar që vendimet e miratuara prej Dacit të mos zhbëhen, me argumentin se ato janë marrë nga një trupë prej 5 anëtarësh dhe jo personalisht nga Luan Daci.
“Ne konstatojmë se puna e Dhomës së Apelit ka qenë tërësore në thelb. Vendimet e marra nga Dhoma e Apelit janë miratuar në bazë të një mekanizmi kolegjial të vendimmarrjes, nga një kolegj apeli i përbërë nga pesë anëtarë dhe për këtë arsye jo i varur nga një individ i vetëm.”-thuhet ne reagimin e ONM.
Ndërsa pyetjes sesi i ‘shpëtoi’ ONM-së detaji se Luan Daci kishte falsifikuar kredencialet e tij si gjyqtar, përgjigja ishte kjo:
“Vëzhguesit e ONM-së kishin një periudhë prej katërmbëdhjetë ditësh për të shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët … Për çështjen specifike që lidhet me mosveprimin e pretenduar të z. Dacit për t’iu nënshtruar një veprimi disiplinor gjatë kohës që shërbente si gjyqtar, ONM-ja vëren se në dokumentacionin dhe jetëshkrimin e dorëzuar nga aplikanti në vitin 2017, dhe që u është vënë në dispozicion vëzhguesve në atë kohë, kishte vetëm referencë për përvojën e tij profesionale si avokat dhe nuk kishte të dhëna për mandatin e tij të mëparshëm si gjyqtar.
Kujtojmë se SPAK e akuzoi Luan Dacin për falsifikim të dokumentave që e prunë gjyqtarin deri në nivelet e larta të sistemit të drejtësisë, ashtu siç është dhe shkalla e dytë e vettingut, KPA-ja.
Gjykata vendosi pak ditë më parë që të pezullojë nga detyra gjyqtarin, e teksa Luan Daci ‘doli nga skena’, të paktën 84 procese të vettingut që kishin shkuar në apel e ishin gjykuar dhe prej tij, mbetën pezull. Pikërisht mbi këto dosje, sot ndërkombëtarët e ONM-së, kanë kërkuar që të mos rishqyrtohen, pasi vendimet e marra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit janë kolegjiale dhe jo të (Vetëm) Luan Dacit.
NJOFTIMI I PLOTE I ONM:
Qëndrim i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) në përgjigje të pyetjeve të marra nga media në lidhje me procesin e vetingut:
-A është e vërtetë që ONM-ja ka hedhur poshtë një kërkesë nga një vlerësues për të marrë në konsideratë veprime disiplinore ndaj z. Daci?
Kundër z. Daci janë ngritur akuza në vëmendjen e vëzhguesve ndërkombëtarë. Ndërsa faktet i paraprinë fillimit të procesit të vetingut, vëzhguesit, sipas parashikimeve të ligjit të vetingut, nuk ishin kompetentë për të ndërmarrë veprime nga pikëpamja disiplinore. Mekanizmi disiplinor i parashikuar në ligjin e vetingut zbatohet për sjelljen e anëtarëve të institucioneve të vetingut që nga momenti i emërimit të tyre në detyrë e tutje. Sidoqoftë, ONM-ja sinjalizoi se për të vlerësuar lidhjen kriminale, personat që i paraqesin këto akuza duhet t’u drejtoheshin autoriteteve gjyqësore kompetente në Shqipëri, ashtu siç edhe ndodhi.
A duhet të revokohen të gjitha vendimet e miratuara nga Dhoma e Apelit me një anëtar të dyshuar si mashtrues?
Ne konstatojmë se puna e Dhomës së Apelit ka qenë tërësore në thelb. Vendimet e marra nga Dhoma e Apelit janë miratuar në bazë të një mekanizmi kolegjial të vendimmarrjes, nga një kolegj apeli i përbërë nga pesë anëtarë dhe për këtë arsye jo i varur nga një individ i vetëm.
Si është e mundur që ONM-ja nuk i ka vërejtur këto çështje për të cilat akuzohet zoti Daci? ONM-ja ishte pjesë e para-vetingut.
Ligji i vetingut dhe kushtetuta shqiptare i atribuojnë një rol specifik monitorimi ONM-së në procesin përpara formimit të institucioneve të vetingut. Vëzhguesit e ONM-së kishin një periudhë prej katërmbëdhjetë ditësh për të shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët dhe më pas nxorën vlerësimin dhe rekomandimet e tyre të arsyetuara (sipas Nenit 7, paragrafi 7 i Ligjit 84/2016). Siç thuhet në secilin parashtrim para parlamentit shqiptar si autoriteti emërues, vlerësimi dhe rekomandimet e arsyetuara të nxjerra për aplikantët u hartuan në bazë të njohurive më të mira të vëzhguesve, si dhe mbi bazën e informacionit të vënë në dispozicion brenda afatit të rreptë të parashikuar me ligj. Për çështjen specifike që lidhet me mosveprimin e pretenduar të z. Dacit për t’iu nënshtruar një veprimi disiplinor gjatë kohës që shërbente si gjyqtar, ONM-ja vëren se në dokumentacionin dhe jetëshkrimin e dorëzuar nga aplikanti në vitin 2017, dhe që u është vënë në dispozicion vëzhguesve në atë kohë, kishte vetëm referencë për përvojën e tij profesionale si avokat dhe nuk kishte të dhëna për mandatin e tij të mëparshëm si gjyqtar.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...