Hailey dhe Justin Bieber hedhin në gjyq kirurgun plastik pasi publikoi foto para dhe pas ndërhyrjeve

20:28 | 27 Maj 2020
A. B.

Justin dhe Hailey Bieber do të ndërmarrin veprime ligjore kundër një kirurgu plastik, pas pretendimeve të këtij të fundit në lidhje me ndërhyrjet që Hailey mund të ketë bërë në fytyrë.

Në një letër të siguruar nga E! News, avokatët e çiftit Bieber akuzojnë Dr. Daniel Barret për “përdorim të emrit, imazhit dhe famës” për të “reklamuar në mënyrë komerciale praktikën e kirurgjisë së tij plastike dhe për të përhapur pretendime të rreme”. Ai akuzohet gjithashtu se ka përdorur “pjesë të mbrojtura nga e drejta e autorit” referuar këngës “Sorry” të Justin Bieber në videon e tij.

Barret tha për E! News se “qëllimi i llogarisë në TikTok është rritja e transparencës mbi operacionet plastike dhe edukimi i njerëzve në lidhje me kirurgjinë plastike. Qëllimi i videos nuk është që të zhvlersëoj Hailey-n, por të ndaj mendimin tim në lidhje me procedurat që besoj se i është nënshtruar. Kjo është me kërkesë të shumë shikuesve të mi që më ndjekin për këtë lloj informacioni”.

Javën e kaluar, pasi një llogari në Instagram postoi dy foto të tipit “para dhe pas”, Hailey reagoi duke thënë: “Ndaloni së përdoruri foto që janë edituar nga artistët e makeup-it. Fotoja në të djathtë nuk tregon mënyrën si dukem në të vërtetë. Nuk kam prekur asgjë në fytyrë, kështu që nëse do të më krahasoni kur jam 13 vjeç dhe 23, të paktën përdorni një foto natyrale dhe jo një që është edituar kaq shumë.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme