Google ADS

Edhe 4 raste të reja me koronavirus në Premierligë

20:08 | 27 Maj 2020
A. B.

Katër lojtarë apo anëtarë stafi nga tri klube të Premierligës kanë dalë pozitivë në testimet për koronavirus, pas rundit të tretë të testimit.

Në total 1.008 teste u kryen të hënën dhe të martën, ndërsa rundi e katërt i testimit do të ndodhë të enjten dhe të premten, transmeton Gazeta Express.

Ende nuk dihet nëse këto katër raste janë lojtarë apo anëtarë stafi, apo kombinim i të dyjave, apo persona të cilët kishin dalë pozitivë nga rundi i parë i testimit, të cilët së fundmi u kthyen nga izolimi shtatë ditor.

“Premierliga konfirmon se të hënën më 25 maj dhe të martën më 26 maj, 1.008 lojtarë dhe anëtarë stadi u testuan për Covid-19”, shkruhet në njoftimin e ligës elitare angleze.

“Nga këto teste, katra kanë dalë pozitive nga tri klube të ndryshme”, shkruhet tutje në njoftim.

“Lojtarët apo anëtarët e stafit që kanë dalë pozitivë do të izolohen për një periudhë prej shtatë ditëve”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme