Futbollisti i njohur i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, javën e kaluar është bërë baba për herë të parë.
Bashkëshortja e tij, Belkiz Kera, solli në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Tian, shkruan portali arbresh.info
Para pak çastesh, Belkiz ka publikuar disa fotografi me djalin e saj në krah ku i ka kushtuar një dedikim të veçantë.
“Ti je dhurata më e bukur në jetën tonë, gjithmonë do të jemi pranë teje”-ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografive.
Çifti Milot dhe Belkiz përndryshe janë fejuar në vitin 2015, gjersa thuhet se u martuan në gusht të vitit të kaluar, në një ceremoni tejet private. /arbresh.info/
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...