Osmani: Duhet t`u sigurohet qasja në drejtësi të gjithë qytetarëve

18:13 | 27 Maj 2020
L G

Kryetarja e Kuvendit,  Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësues të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.

Në takim u diskutua kërkesa e kësaj Agjencie për sigurimin e buxhetit, i cili do ta mundësonte funksionimin e zyrave të saj pas përfundimit të mbështetjes nga donatorë të huaj.

Kryeparlamentarja Osmani potencoi rëndësinë e funksionalizimit të plotë të kësaj Agjencie për t`i garantuar qasje në drejtësi të gjithë qytetarëve të vendit, në veçanti kategorive sociale. Në këtë kontekst, zonja Osmani u zotua se do të ndërmarrë hapa konkret brenda kompetencave të saj për të ndihmuar Agjencinë për ta siguruar buxhetin për funksionim të saj.

Ndërkaq drejtoresha ekzekutive e ANJF-së, Anita Alaj- Kalanderi, e njoftoi kryetaren e Kuvendit se deri më tani kjo Agjenci  ka proceduar afro 45 mijë kërkesa juridike të qytetarëve. Ajo ka theksuar se përkundër përpjekjes për t`u shtrirë në gjithë territorin e Kosovës, Agjencia nuk ka arritur ta bëjë këtë gjë, shkaku i kufizimeve buxhetore.​/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme