Gjykatësi në SHBA pushohet nga puna, pasi pyeti një grua nëse kishte “mbyllur këmbët” gjatë një sulmi seksual

18:06 | 27 Maj 2020
L G

Një gjykatës që pyeti një grua nëse kishte “mbyllur këmbët” për t’i shpëtuar ngacmimit seksual, është pushuar nga puna.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kreu i Gjykatës së Lartë, John Russo Junior, pyeti një grua e cila kërkoi urdhër mbrojtje nga gjykata, nëse ajo kishte mbyllur këmbët gjatë tentativës, ose nëse kishte njoftuar policinë gjatë ngacmimit seksual.

Ai u hoq të martën nga pozita, gjerësisht nga Gjykata Supreme e New Jersey, ndërsa do të ndalojë së operuari profesionin e tij për shkak të sjelljes së pahijshme.

Kryetari i Drejtësisë, Stuart Rabner, shkroi se do të ishte ‘e pakonceptueshme’ që Russo të kryesojë seanca mbi dhunën në familje ose çështjet e sulmit seksual në të ardhmen. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme