Google ADS

Kostadinov: Sjellja e Mickoskit gjatë krizës shëndetësore është e pandërgjegjshme

16:21 | 27 Maj 2020
L G

Sjellja e Hristijan Mickoski gjatë krizës së rëndë shëndetësore është sjellja e një politikani joserioz, të papjekur – një përfitues politik për shëndetin e qytetarëve, thotë Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.

Ai thotë se Mickoski gënjen se nuk ka teste të mjaftueshme për virusin korona, dhe se më shumë se 140,000 punëtorë kanë humbur punën e tyre.

“Pas përpjekjeve të dështuara për të krijuar panik të pabazuar në publik, pas veprimeve të dështuara të regjimit të Naqe Çulevit, sot Mickoski po bën gjithçka, në mënyrë që të mos ketë zgjedhje dhe shteti të mbetet në pasiguri dhe krizë.

Mickoski e di se do të mposhtet nga qytetarët në zgjedhje dhe kjo është arsyeja pse ai po ikën nga zgjedhjet, ndërsa stafi i tij në qeverinë kalimtare po punon në dëm të qytetarëve dhe shtetit”, deklaroi Kostadinov.

Ai thotë se zgjedhjet janë zgjidhje për problemin e quajtur Mickoski dhe stafi i tij në Qeveri. Me një Kuvend të ri dhe një qeveri të re politike me legjitimitet të plotë, institucionet do të angazhohen për të siguruar ligjet e vendit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme