Federata e Futbollit të Kosovës është takuar sot për të vendosur për fatin e ligave të Kosovës.
Përveç Superligës, ligat e niveleve më të ulëta, do të përfundojnë parakohe sezonin.
Lajmi.net meson se në këtë takim është vendosur për përfundimin e Ligës së Parë, Ligës së Dytë dhe Ligës së Tretë me tabelat aktuale.
KF Besa e Pejës me këtë vendim rikthehet në Superligë, skuadër kjo që i ka munguar futbollit elitar të Kosovës.
Në Superligë do të futet edhe Arbëria nga Lipjani.
Kampione e Ligës së Dytë është shpallur Kika, ndërsa në Ligën e Parë nga vendi i dytë do të futet FC A&N./lajmi.net
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...