Kryetari i Partisë Social-Demokrate Dardan Molliqaj ka pasur disa fjalë për të thënë lidhur me provë-protestën e paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Dikur anëtari i kësaj partie thotë se VV po shfaqë standarde të dyfishta duke organizuar protesta që janë në kundërshtim me masat kufizuese, transmeton portali arbresh.info.
“Vetëvendosje po planifikon të mbaje proteste në prag të vendimit që do të nxjerrë Gjykata Kushtetuese. Shumë mirë që po e shfrytëzojnë këtë të drejtë demokratike. Tash, pasi haptazi po e shfaqin standardin e dyfishtë duke organizuar protesta, por në kundërshtim me masat kufizuese të cilat i kanë vendosur vet, ka ardhur koha që keto masa të hiqen plotësisht. Rruga që ka zgjedhur qeveria për t’u mbrojtur nga pandemia është dritëshkurtër. Halli i vetëm i tyre është dukja para opinionit publik”, shkruan Molliqaj.
ish deputeti ka shkuar tutje duke thënë për hapjen e xhamive dhe kishave nga Qeveria një oportunizëm elektoral.
“Përtej oportunizmit elektoral, nuk ka asnjë kuptim hapja e xhamive para shkollave e kafeneve. Në këto të parat frekuentojnë në masa të madhe persona të moshës së tretë, që janë më të rrezikuar nga virusi. Ndërkaq, kafenetë e gastronomia përveç që janë aktivitet kyç ekonomik, nuk i mbledhin në hapësirë të mbyllur me të rrezikuarit”, tha ai tutje./arbresh.info/
Shkrimi i tij i plotë
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së