Google ADS

SpaceX dërgon dy astronautë të NASA-s në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

14:50 | 27 Maj 2020
Arbresh.info

SpaceX zyrtarisht është gati të nisë dy astronautë të NASA-s në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirë, pasi ekipet e misionit kryen rishikimin final të gatishmërisë për lançim.

Astronautët Douglas Hurley dhe Bob Behnken do të niset me raketën SpaceX Falcon 9, duke u nisur nga e njëjta pistë për lëshimin e Qendrës së Hapësirës ​​Kennedy në Florida, transmeton portali arbresh.info.

Dave Martin/AP2011

“Është e mrekullueshme të jesh këtu në Qendrën Hapësinore Kennedy. Ne po hedhim edhe një herë astronautët amerikanë në raketa amerikane nga toka amerikane. Dhe ky është një moment i madh në kohë, kanë kaluar nëntë vjet që ne kemi pasur këtë mundësi”, tha Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine ndërsa foli për media të martën.

Vetëm tre vende kanë futur njerëz në orbitë që nga viti 1961: Rusia, ShBA-të dhe Kina, me atë rend./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme