Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka zbuluar se dëshiron që sa më shpejtë të rifillojë dhe të përfundojë deri në fund sezonin.
La Liga këtë sezon është suspenduar gjatë muajit mars, ndërsa skuadrat kanë të drejtën për tu stërvitur, derisa La Liga do rifillojë me 11 qershor, transmeton portali arbresh.info.
Argjentinasi ka thënë se kur të rinisë sezoni do jetë e çudtishme, por mezi pret të garojë përsëri.
“Është më mirë të shohim të ardhmen dhe jo çfarë kemi kaluar. T’i rikthehemi përditshmërisë stërvitjet, të shoh bashkëlojtarët dhe të luajë ndeshjet e para. Jam i sigurt se në fillim do jetë e çuditshme, por mezi pres të garojë përsëri”.
“Përgatitjet grupore janë njësoi për gjitha ndeshjet. Por në mënyrë individuale, çdo lojtar duhet përgatitet dhe do jetë shumë çuditshme të luajmë pa tifozë”.
“Tash më shumë se kurrë, është e rëndësishme të qëndrojmë me skuadrën. Kemi biseduar kohë pas kohe dhe e kemi parë njëri tjetër. Kam biseduar çdo ditë me disa lojtarë”, deklaroi ai.
Në skuadrën e Barcelonës nuk ka raste me koronavirus dhe stërvitjeve i janë rikthyer muajin e kaluar.
Klubi katalunas prinë në tabelën e La Liga-s, dy pikë më shumë se rivali, Real Madrid, derisa kanë mbetur edhe 11 ndeshje të pazhvilluara./arbresh.info.
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...