Google ADS

Zyrtare: Premierë Liga njofton vazhdimin e stërvitjeve, nuk lejohen stërvitjen grupore

13:31 | 27 Maj 2020
Arbresh Info

Premierë Ligë ka njoftuar se stërvitjet do vazhdojnë, ndërsa sezoni do rifillojë kur kushtet të lejohen.

Shkaku që një lojtar i Bournemouth kishte rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit, pritej të ndikonte në planet e Premierë Ligës, por ato nuk kanë ndryshuar, transmeton portali arbresh.info.

Premierë Liga përmes një njoftimi ka konfirmuar se stërvitjet do vazhdojnë dhe ndeshjet do rifillojnë kur të lejohet.

https://twitter.com/premierleague/status/1265602419116949504

“Premierë Liga ka votuar për të vazhduar stërvitjet dhe të rifillojnë sezonin kur të gjithë të jenë të sigurt”.

“Skuadrat nuk lejohen të vazhdojnë stërvitjet në grup dhe duhet të mbajnë larg kontaktin e afërt”.

“Prioritet i Premierë Ligës është shëndeti dhe lojtarët e stafi do vazhdojnë të testohen dy herë brenda javës”.

“Faza dy e rikthimit është pranuar nga klubet, lojtarët, trajnerët dhe guvernatori. Diskutimet janë duke vazhduar për të rifilluar sezonin, kur të lejohen kushtet”, shkruhej në njoftim.

Thuhet se në mes të qershorit do rifillojë kampionati anglez./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme