Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian do të propozojë paketë të re stimuluese fiskale rreth 750 miliardë euro në një shtysë të paprecedent për të tejkaluar recesionin më të madh të kohërave, sipas një shkrimi të Komisionerit Evropian Paolo Gentiloni.
Nga shuma e përgjithshme, 500 miliardë euro nga paketa do të shpërndahen në formën e granteve për shtetet anëtare, dhe 250 miliardë euro mund të jenë në dispozicion në kredi, sipas një zyrtari, i cili kërkoi të mos emërohej, në përputhje me politikën.
Për të financuar paketën, BE do të huazojë deri në 750 miliardë euro në tregjet financiare, sipas Bloomberg.
Sipas propozimit, Italia do të marrë 81.8 miliardë euro, Spanja 77.3 miliardë euro, Greqia 22.5 miliardë euro dhe Franca 39 miliardë euro, sipas një zyrtari tjetër të njohur me detajet. Obligacionet periferike të BE-së u mblodhën mbi lajmet.
Italia (me 32.955 vdekje nga Covid-19) dhe Spanja (27.940 vdekje) duan ndihmë ekonomike në formën e granteve sesa kredive.
Gjermania është pajtuar me Francën që paratë duhet të grumbullohen në tregjet e kapitalit – që është një zhvendosje e madhe për Berlin në drejtim të huazimit të përbashkët të borxhit nga vendet e BE-së.
Jo të gjithë janë të lumtur – katër shtetet kursyese të Austrisë, Holandës, Suedisë dhe Danimarkës nuk janë të bindura. Por të 27 do të duhet të bien dakord./arbresh.info/
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen