Një pacient një gjendje të rëndë nga Covid-19 në QKUK

10:51 | 27 Maj 2020
V. S.

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot janë të hospitalizuar 10 pacientë.

Sipas njoftimit të Klinikës Infektive gjithsej janë 8 pacientë me Covid-19.

Ndërsa, 2 persona janë në Repartin e Mjekimit Intensiv. Një rast është në gjendje kritike, si dhe vazhdon trajtimin një paciente e cila ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid 19.

Postimi:

Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 8 pacientë.

Nga 8 pacientët me Covid 19:

  • 4 raste janë në gjendje stabile.
  • 2 raste po trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
  • 2 raste janë në Repartin e Mjekimit Intensiv (një rast është në gjendje kritike, si dhe vazhdon trajtimin një paciente e cila ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid 19).

Në repart vazhdon trajtimin 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid 19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme