Karantina në Qendrën Studentore pritet të mbyllet deri në fund të javës

07:56 | 27 Maj 2020
Arbresh.info

Karantina në Qendrën Studentore në Prishtinë pritet të mbyllet në fund të kësaj jave.

Kështu ka bërë të ditur Dr. Valdet Hashani, menaxher i karantinës nga Ministria e Shëndetësisë. Ai në një deklaratë për Klan Kosovën ka thënë se në fund javës pritet të testohen personat e fundit në karantinë.

Hashani ka bërë të ditur se janë rreth 150 persona aktualisht në karantinë dhe testimi për ta pritet të bëhet ditën e premte dhe nëse rezultojnë negativ, ata do të lirohen dhe karantina do të mbyllet.

Hashani ka thënë se të riatdhesuarit tjerë që do të vijnë në Kosovë pas mbylljes së karantinës do të detyrohen të qëndrojnë në vetizolim për 14 ditë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme