Haziri: Personi nga Gjilani që rezultoi pozitiv me Covid-19, nesër do të udhëtonte në Zvicër

22:26 | 26 Maj 2020
L G

Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar sot  janë konfirmuar edhe nëntë raste me koronavirus në Kosovë.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 220 mostra, prej të cilave 9 kanë rezultuar pozitive.

Prej nëntë rasteve pozitive, njëri prej tyre ishte me vendbanim në Gjilan.

Lidhur me këtë rast, ka reaguar kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai, ka dhënë detaje rreth personit i cili ka rezultuar pozitiv.

Sipas Hazirit, personi në fjalë është bashkatdhetarë dhe nesër kishte për të udhëtuar në Zvicër.

Ai, tha se nesër do të ritestohet sërish, për t’u konfirmuar nëse është fjala për ndonjë gabim njerëzor apo vërtetë është pozitiv me këtë virus./arbresh.info

Postimi i plotë:

#Dita77. IKSHP na njoftoi se në Gjilan e kemi një rast të ri pozitiv me #Covid-19. Bëhet fjalë për një bashkatdhetar tonin, i cili ka pasur të udhëtojë nesër për në Zvicër dhe me kërkesën e tij i është nënshtruar testimit. Të nesërmen do të ritestohet sërish, por t’u konfirmuar nëse është fjala për ndonjë gabim njerëzor apo vërtetë është pozitiv me këtë virus.

Përndryshe, nga 31 persona sa kanë qenë aktiv, 11 janë shëruar plotësisht dhe 21 i kemi aktiv me #Covid19. Po punojmë që edhe rastin e fundit ta mbyllim sa më shpejt.

Ndërkohë, lajmi për hapjen e xhamive dhe kishave për besimtarët, na ka gëzuar shumë. Kemi bërë dezinfektimin e xhamive dhe në bashkëpunim me KBI’në, po e përgaitisim hapjen e faltoreve.

Jemi në koordinim me ministren e Arsimit, lidhur me planet për shkollat dhe rolin e komunave.

Po ashtu, ekonomia dhe sektori publik e privat janë riaktivizuar.

Koha me largu kufizimin në qarkullim dhe hapjen e kufijve.

Ju lutem që të vazhdoni akoma t’i përdorni masat preventive dhe ta mbani distancën sociale!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme