Çifti i njohur, Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi janë shumë të pëlqyer dhe të ndjekur nga publiku në rrjetet sociale.
Ata shpesh ndajnë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, duke treguar se si është jeta e tyre në ditët e zakonshme, shkruan portali arbresh.info
Dyshja së fundi ishin të ftuar në ‘Kanal D’, shkruajnë mediat turke.
Gjatë intervistës bukuroshja shqiptare u ankua për burrin e saj turk ku tregon se gjatë gjithë kohës ai luan Playstation dhe thotë se kjo gjë e acaron shumë.
“Tolgahan luan gjithë ditën playstation, e kuptova që nuk heq dorë dhe ndava katet”, u shpreh Almeda.
Ndërsa Tolga iu kthye: “Ka shumë vende në shtëpi ku mund të qëndrosh”.
Pas Almedës, u ankua edhe ai ku tregoi se ajo bën namin nëse ai bën rrëmujë.
“Shtëpia jonë është shumë e pastër, por sikur të lë edhe gotën e çajit pranë divanit, Almeda bën namin”, tregoi aktori.
“Tolga është kaq rrëmujaxhi. E provon një bluzë dhe e lë aty”, ka përfunduar ajo.
Çifti përndryshe jetojnë së bashku në Stamboll dhe janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Efehan. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...