Google ADS

Franca shënon rritje të numrit të vdekjeve me koronavirus

21:30 | 26 Maj 2020
A. B.

Numri i rasteve me koronavirus në Francë po stabilizohet, derisa numri i të shtruarve në spitale rënë në të paktën 534 raste, duke çuar totalin në 16.264 të martën, sipas zyrtarëve francezë të shëndetësisë.

Ministria franceze e Shëndetësisë thotë se ka pasur një rritje të vogël të numrit të vdekjeve, me 73 të raportuar në 24 orët e fundit, por ky numër mbetet në rënie në përgjithësi, shkruan CNN, përcjell portali arbresh.info

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të raportuara në Francë është të paktën 28.530, deklaruan nga ministria.

Ndërsa numri i pacientëve në njësitin e kujdesit intenziv është gjithashtu në rënie, me të paktën 1.555 pacientë në kujdes intensiv, bënë me dije tutje zyrtarët. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme