Që prej nisjes së konfliktit me separatistët pro-rusë në Donbas në lindje të Ukrainës, rreth 68 milionë ton qymyr të gradave të ndryshme janë eksportuar drejt Rusisë, nga territoret e Donetsk e Luhansk, që nuk janë më nën kontrollin e Kievit, raportonte sot ministria ukrainase e Riintegrimit dhe e Territoreve të Pushtuara Përkohësisht.
Ajo theksonte në raport se 68 milionë ton varietetesh të ndryshme qymyri me vlerë afërsisht 4.7 miliardë dollarë, kanë shkuar në Rusi.
Prej vitit 2015, 236 minatorë kanë gjetur vdekjen dhe rreth 500 janë plagosur rëndë, tha rrjeti ukrainas LIGA.net, duke shtuar se minierat e qymyrit në Donbass eksportojnë qymyrin e tyre në Evropë e Turqi.
Sipas statistikave të hekurudhave e doganave ruse, rreth 1.3 milion ton qymyr antracit ishin eksportuar nga dy republikat lindore ukrainase në vitin 2015, dhe 940,000 ton në 2016.
Në nëntë muajt e parë të 2017, importet e qymyrit nga Donbas arritën në 890,000 ton, dhe këto ishin vetëm volume të regjistruara zyrtarisht në statistikat e hekurudhave ruse.
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës