Google ADS

Operatorit ‘TalkTalk’ i kërkohen para për kthimin e të dhënave

15:10 | 23 Tetor 2015
Arbresh Info

Një zëdhënës për ‘TalkTalk’ ka thënë që kompanisë i është  kërkuar shpërblim nga dikush që pretendohet se është përgjegjës për sulmin kibernetik të shkaktuar së fundi në uebfaqen e tyre.

Operatori gjigant në Britani të Madhe njoftoi mbrëmjen e kaluar që ka qenë subjekt i një sulmi kibernetik që ndodhi në mëngjesin e së mërkurës, shkruan arbresh.info. Miliona të dhëna personale besohet që janë në rrezik derisa hulumtuesit janë ende duke tentuar për të vërtetuar nëse detajet bankare janë kompromentuar.

Mbrëmjen e kaluar, një mesazh ishte postuar online në uebfaqen ‘Pastebin’ duke pretenduar që sulmi ishte kryer nga grup i ekstremistëve islamik nga Rusia.

“Ne ju konfirmojmë që kemi kontaktuar me dikë që pretendon se është përgjegjës dhe kërkon shpërblim”, tha një zëdhënës i ‘TalkTalk’, transmeton arbresh.info.

Ende nuk ka informata se kush e dërgoi atë shkrim që pretendon se ka kryer sulmin, por pavarësisht efektit të sulmit kibernetik, ‘TlakTalk’ është kritikuar për informimin e bërë me vonesë ndaj konsumatorëve si dhe faktin që ka akumuluar disa të dhëna të konsumatorëve pa enkriptim./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme