Google ADS

Hoti bisedon me shefin e FMN-së, ia tregon idetë e tij si për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë

18:47 | 26 Maj 2020
L G

I mandatuari i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një video-konferencë me shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Gabriel Di Bella dhe Stephanie Eble, përfaqësuese e përhershme të FMN-së për Ballkanin Perëndimor.

Në komunikatën e Lidhjes Demokratike të Kosovës shkruan se Hoti dhe përfaqësuesit e FMN diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, veçanërisht për efektet e pandemisë COVID-19 në ekonomi.

“Hoti dhe Di Bella ranë dakord se politikat për të rimëkëmbur ekonominë duhet të kenë një mbështetje të gjerë, të jenë të synuara mirë dhe të jenë konsistente në ruajtjen e stabilitetit makro-financiar. Ata më tej ranë dakord për nevojën për të kufizuar rreziqet fiskale. Hoti dhe përfaqësuesit e FMN u pajtuan se shkëmbimin e ideve të tilla konstruktive dhe të hapura janë më se të duhura në këtë kohë, si dhe u zotuan për vazhdimin e këtij dialogu”, thuhet në njoftimin e LDK-së./arbresh.info/

Njoftimi i plotë i LDK-së:

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme