Google ADS

Kërcënon portalin arbresh.info këshilltari i Osmanit: Do të ndjekim rrugët ligjore

16:22 | 26 Maj 2020
arbresh.info

Bekim Kupina, këshilltar për medie i kryetares të Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërcënuar portalin arbresh.info se do të ndjekë rrugët ligjore në lidhje me lajmin se së shpejti Osmani do t’i bashkohet Vetëvendosjes, duke u bërë personi i dytë më i rëndësishëm në këtë parti, pas Albin Kurtit.

“Pra, nuk ka asnjë të vërtetë, prandaj ju lutem ta tërhiqni nga uebfaqja juaj dhe të kërkoni falje për këtë gabim. Përndryshe, do të detyrohemi t’i ndjekim rrugët lirgjore”, thuhet në reagimin e Kupinës, shkruan arbresh.info.

Gazetarët dhe redaktorët është e vërtetë se në parim, duhet të mbështeten në burime të identifikueshme të informacioneve.

Por, Kodi i Mediave të Shkruara të Kosovës, në kapitullin e dytë e parasheh mbrojtjen e burimeve.

“Mediat e shkruara janë të obliguara të mbrojnë identitetin e atyre të cilët ofrojnë informacione në konfidencë, pavarësisht nëse këtë paraprakisht e kërkojnë apo jo”, thuhet në kod.

Shpesh herë ka ndodhur që sinjalizuesit të jenë më pas viktimë të largimeve nga puna apo degradimeve të pozitave të tyre.

Bazuar mbi këtë fakt, nuk mund t’i ndalohet portalit publikimi i të vërtetave që burojnë nga individë që kanë emër dhe mbiemër, dhe të cilët redaksia i mbron bazuar në Ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve, Kodin e Medieve të Shkruara të Kosovës, për ruajtjen e burimeve të informacionit dhe për mos zbulimin e burimit të mbrojtur të informatës të përcaktuar me Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarisë dhe Kodin Penal të Kosovës gjatë ushtrimit të funksionit të tyre si pjesë e lirisë së shprehjes dhe informimit të publikut përcjellë me garancionet e Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut dhe praktikën e gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbi mbrojtjen e burimeve të gazetarëve./arbresh.info/

EKSKLUZIVE/Vjosa Osmani numri dy në Vetëvendosje, shpejtë do ta kuptojnë edhe “zogjtë e malit”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme